Një 25-vjeçar nga Peqini është arrestuar sot nga policia pasi dyshohet se do të trafikonte jashtë vendit një 19-vjeçare. M. H., banues në fshatin Çengelaj të Peqinit, u arrestua pasi akuzohet se ka mashtruar 19-vjeçaren A.Gj., nga i njëjti fshat, duke kryer edhe marrëdhënie seksuale me dhunë me të. I dyshuari u prangos pas denoncimit të të dëmtuarës i akuzuar për veprat penale te trafikimit dhe perdhunimit.