Në Sheshin Genshër mbi 5000 besimtarë muslimanë  kanë kryer faljen për festën e Kurban Bajramit. Myftiu i Elbasanit Agim Duka ka uruar të gjithë besimtarët për Kurban Bajramin ne kete ditë te sakrificës dhe dashurisë, dhe i ka kërkuar atyre devotshmëri ndaj Zotit dhe përkujdesje për te varfërit.