Një 51-vjeçar nga Librazhdi u arrestua nga policia pasi ai është prezantuar si punonjës i Antiterrorit gjatë një kontrolli të bërë nga policia. Por këtë gjë ai e kishte edhe dokumente, pasi iu gjetën me vete dy karta “Antiterror” me mbishkrimin “Zyra Qendrore e Investigimit”, dhe një yll me mbishkrimin “Zyra Qendrore e Investigimit”.  H. B., nga fshati Funarës i Librazhdit, do të përballet në gjykatë me akuzën: “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.