23CaptureAjo është një nga modelet më të famshme të momentit, ai reperi më i dashur për femrat shqiptare. Është fjala për Dorina Gegiçin dhe Ledri Vulën. Ditët e fundit modeles simpatike i kanë vjedhur llogarinë personale të “Instagram”­it, duke botuar kështu edhe bisedat intime të sajat. Në adresën e “Bluetooth” kanë mbërritur një pjesë e një bisede shumë të ngrohtë mes Dorinës dhe Ledrit. Ashtu si duket edhe nga mesazhet, mes dy të rinjve ka diçka më shumë sesa një miqësi. Në “Instadirect”, të dy duken shumë të dashuruar, teksa i drejtohen njëri­tjetrin me përkëdhelje si “dashuri, amore, shpirt”. Komunikimi mes tyre ka qenë shumë aktiv, duke i shkruar njëri­tjetrit shumë shpesh mesazhe romantike. Nga aq sa mund të kuptohet, Ledri dhe Dorina po jetojnë një flirt me njëri­tjetrin. E duke njohur natyrën prej ‘don zhuani’ të reperit kosovar, mbetet për t’u parë sesa jetëgjatësi do të ketë kjo lidhje. Dorina ka kaluar një kohë të gjatë në bregdetin e Vlorës, ku dhe ka pushuar. Nga ana tjetër, edhe Ledri ka qenë thuajse çdo natë i ftuar për të kënduar në jug të vendit, ndoshta ka qenë ky momenti ku dhe janë njohur për t’u përfshirë më pas në një flirt. Vetëm pak kohë më parë, Ledri Vula u përfol për një lidhje me vajzën e ish­kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Madje, në rrjetet sociale qarkulloi edhe një foto e të dyve. Nga ana tjetër, Dorina në një intervistë dhënë pak ditë më parë për “Gazeta Shqiptare”, u shpreh se ishte shumë e fokusuar tek puna dhe s’kishte kohë për të menduar rreth dashurisë. E tashmë që janë bërë publike edhe këto biseda të ngrohta mes tyre, mbetet për t’u parë nëse do ta pranojnë se të dy janë të përfshirë në një histori dashurie. Deri më tani as modelja dhe as reperi nuk kanë zgjedhur të japin më shumë detaje për jetën e tyre private. Do të duheshin këto mesazhe, për të zbuluar se çfarë po ndodh në të vërtet mes modeles së preferuar të “Dolce&Gabbanës” dhe reperit kosovar.