Efektivet e Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë nje shtetas 22 vjeçar, banues në fshatin Rrenas Belsh, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë të mitur. Sipas policisë i arrestuari ka shkuar në banesën e shtetases së mitur, ditën e djeshme.